Kurti jep parashikimet se në cilat komuna Vetëvendosja del e para në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje do të dalë si parti e parë.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosja do të dalë e para në komunat Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Podujevë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Kaçanik, Han të Elezit, Ferizaj, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Malishevë dhe Obiliq.

I pyetur nëse Vetëvendosja do të dalë e para edhe në Malishevën e Fatmir Limajt, Kurti është përgjigjur shkurt: “Do të dalim e para në Malishevën e Gani Krasniqit”.

I pyetur për përqindjet që mund të marrin subjektet politike në nivel vendi, Kurti ka thënë se Vetëvendosja shkon në kuotën e 30% të votave të përgjithshme.